Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për dhunën ndaj homoseksualëve në Moskë


SHBA-të, kanë shprehur shqetësim rreth fundit të dhunshëm të një marshimi të homoseksualve në Moskë, ndërsa iu kanë bërë thirrje autoriteteve ruse që të shtojnë kujdesin ndaj të drejtës fundamentale për qytetarët rusë, për tu mbledhur.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë përmes një komunikate se “demonstrata paqësore e rusëve që avokojnë për të drejtat e homoseksualve, është ndaluar me forcë nga kundër-protestuesit, dhe se forcat e sigurisë së Rusisë, më pas arrestuan persona nga të dyja grupet”.

Komunikata më tutje shton se forcat e sigurisë ruse kanë arrestuar edhe qytetarë amerikanë gjatë marshimit që u mbajt të shtunën.

Zyrtari amerikan iu ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të punojnë me zyrtarët komunal që të gjejnë mënyra më të mira për të ruajtur “lirinë fundamentale” të qytetarëve që Rusia, si anëtare e OSBE-së, është e obliguar t’i përmbahet.
XS
SM
MD
LG