Ndërlidhjet

Peter Sorensen-shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë


Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, emëroi danezin Peter Sorensen në postin e shefit të delegacionit evropian në Bosnjë e Hercegovinë, njoftoi zyra për media e shërbimit të jashtëm të BE-së.

“Nuk mund ta mendojë dikë tjetër që do të ishte më i kualifikuar për të marrë përsipër rolin e kreut të delegacionit”, tha Eshton pas marrjes së vendimit.

Sorensen aktualisht është shef i delegacionit të BE-së në Maqedoni. Ai ka një përvojë 15 vjeçare të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku, ndër të tjera, ka shërbyer si përfaqësues personal i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në Beograd (2006-2010), Zëvendësshef i Shtyllës së Katërt të misionit të OKB-së në Kosovë (2002-2006) dhe të tjera.
XS
SM
MD
LG