Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme me aeroplana kundër talibanëve


Aeroplanat luftarakë të Pakistanit sot i kanë sulmuar pozicionet e talibanëve në rajonin fisnor Orakzai, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Agjencia Reuters mëtutje raporton se një zyrtar rajonal qeveritar ka thënë se nga sulmi ajror janë vrarë 11 militantë të dyshuar.

Ky sulm u bë një ditë pas raporteve, që sugjeronin se ushtria e Pakistanit do ta filloj ofensivën në rajonin e afërt Vaziristani Verior, që është i njohur si strehim për militantët e al-Kaidës dhe talibanët.
XS
SM
MD
LG