Ndërlidhjet

Mlladiq ekstradohet në Hagë


Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Maloviq tha se i dyshuari për krime lufte, Ratko Mlladiq, është esktraduar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

Ajo bëri këtë njoftim në një konferencë për gazetarë ne Beograd.

Një aeroplan me Mlladiqin në të, tashmë ka fluturuar nga Beogradi për në Hagë, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Gjykata e Lartë në Beograd më herë e refuzoi ankesën e përfaqësuesit juridik të ish komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në vendimin për plotësimin e kushteve për ekstradimin e tij në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Dushica Ristiq.

Ky vendim iu dorëzua Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila vendosi për ekstradimin e të akuzuarit Mlladiq në Hagë.
XS
SM
MD
LG