Ndërlidhjet

Vritet gazetari pakistanez që shkroi për ushtrinë e Al Kaidën


Trupi i një gazetari pakistanez i cili ka shkruar rreth lidhjeve në mes të ushtrisë pakistaneze dhe Al Kaidës, është gjetur në pjesën juglindore të Islamabadit, dy ditë pasi ishte zhdukur.

Sied Salim Shahzad, ka punuar për një agjenci të lajmeve të Italisë dhe për një faqe interneti e regjistruar në Hong Kong.

Ai kishte dal nga shtëpia e tij më datën 29 maj që të marrë pjesë në një emission televiziv, mirëpo nuk kishte arritur asnjëherë në atë adresë.

Trupi i është gjetur në veturën e tij në qytezën e Sarai Alamgir, rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Islamabad.

Raportet thonë se trupi i Shezadit ka treguar shenja të torturës. Gazetari i ndjerë kishte shprehur frikën se shërbimi i inteligjencës së Pakistanit ka planifikuar sulm hakmarrës kundër punës së tij si gazetar.
XS
SM
MD
LG