Ndërlidhjet

Mlladiqi të premtën paraqitet para gjyqtarëve të Hagës


Tribunali i Hagës ka njoftuar se i dyshuari për krimet e luftës në Bosnje, Ratko Mlladiq, do të paraqitet për herë të parë në gjykatë të premtën. Seanca e parë është caktuar pasi Mlladiqi është transferuar për në Tribunalin e Hagës, të martën.

Gjatë seancës dëgjimore, mëngjesin e së premtës, Mlladiqit do t’i kërkohet që të deklarohet për akuzat që rëndojnë mbi të e që përfshijnë gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 – 1995.
XS
SM
MD
LG