Ndërlidhjet

Pomeroj: Kongresi e vazhdon bashkëpunimin me Kosovën


Kosova ka shënuar përparime të dukshme këto vitet e fundit, ka deklaruar ish anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Earl Pomeroy. Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ish-kongresisti amerikan tha se herën e fundit ka qenë në Kosovë kur po festohej 2 vjetori i pavarësisë, ndërkaq tani, ai tha se po shihte përparim pavarësisht problemeve dhe sfidave.

Në kohën mes këtyre dy vizitave, ai tha se ka vërejtur edhe përparime në fushën e sundimit të ligjit. Ndërkaq siguroi kosovarët se Kongresi Amerikan vazhdon të jetë i interesuar të bashkëpunoj me Kosovën dhe me Parlamentin.

“Anëtarët e Kongresit janë shumë të interesuar për Parlamentin e ri të Kosovës dhe ata duan shumë që ne të jemi partnerë. Ne kemi një përvojë prej 250 viteve gjatë së cilës kohë kemi bërë edhe gabime nga të cilat kemi nxjerrë shumë mësime dhe ndoshta ne mund të ndajmë përvojat me ju dhe të mësojmë nga njëri tjetri”, theksoi Pomeroy.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se e ka njoftuar ish-kongresistin amerikan me zhvillimet në Kosovë, me procesionin e ndryshimeve kushtetuese dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG