Ndërlidhjet

Kryeministri japonez paralajmëron dorëheqjen


Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan tha se do të japë dorëheqje pasi që të vihet nën kontroll kriza nukleare dhe çështjet tjera të lidhura me katastrofën, duke rritur kështu gjasat që t’i shpëtojë mocionit të mos-besimit, që pritet të hidhet në votim gjatë ditës së sotme.

Kan po përballet me rritjen e kritikave nga partitë.

Dje, Partia Liberal-Demokratike, aleati i saj, Komeito e Re dhe partia konzervative, Lindja e Diellit, kanë dorëzuar së bashku mocionin e mos-besimit në dhomën e ulët të parlamentit. Votimi pritet sot.

Duke folur para votimit, Kan tha se do të japë dorëheqje më vonë, por nuk saktësoi datën.

“Do të doja që gjeneratat e reja të marrin përsipër përgjegjësi të ndryshme, pasi që unë të përmbush rolet e caktuara të cilat duhet t’i përmbush, ndërsa po punoj në menaxhimin e krizës”, tha Kan.
XS
SM
MD
LG