Ndërlidhjet

Përleshje në kufirin afgano-pakistanez, 58 të vrarë


Policia e Pakistanit tha se të paktën 23 ushtarë dhe 35 militantë janë vrarë gjatë një beteje të gjatë që filloi me sulmin e militantëve mbi një postbllok në kufi me Afganistanin.

Policia tha se përleshja nisi të mërkurën, kur rreth 200 militantë kaluan kufirin nga Afganistani dhe rrethuan posbllokun kufitar në Shaltalu, në qarkun e Dirit të Epërm.

Policia tha se situata është vënë nën kontroll sot në mesditë.

Dy vjet më parë, ushtria lansoi në ofensivë kundër talibanëve në rajonin e Nalakandit, ku përfshihet Diri.

Qindra talibanë atëbotë ikën në Afganistanin fqinj.
XS
SM
MD
LG