Ndërlidhjet

Mitrovicë: Dy kushërinj dënohen për vrasje


Në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës, një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dënoi Zaim Hajrën me tetë vjet burgim dhe Muhamet Hajrën me tri vjet burgim për veprat penale të vrasjes dhe të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve.

Të dënuarit janë kushërinj.

Në një njoftim për media të EULEX-it thuhet se viktima ka qenë Shqipe Hajra, motra e Zaim Hajrës, e cila ishte qëlluar për vdekje në fshatin Rakinicë në Skenderaj më 28 nëntor 2009.

Prokurori i EULEX-it dhe avokati arritën një marrëveshje ndërgjyqësie që u pranua nga gjykata gjatë një seance të dëgjimit publik të mbajtur më 30 maj.

Aktgjykimi për dënim është lëshuar më 31 maj.
XS
SM
MD
LG