Ndërlidhjet

Rusia kundërshton zgjatjen e misionit në Libi


Rusia nuk e mbështet vendimin e NATO-s për të zgjatur operacionet në Libi, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

"Në Libi vazhdojnë bombardimet, më intensive se zakonisht. Objektet që janë në shënjestër nuk mund të klasifikohen në kuadër të Rezolutës 1973", ka deklaruar Lavrov.

"Në rastin konkret nuk mund të bëjmë asgjë me forcë", ka thënë ai, duke i porositur ata "që janë të angazhuar në përmbushjen e rezolutës në fjalë, të reflektojnë përgjegjësi të lartë para së drejtës ndërkombëtare dhe OKB-së".

Më 1 qershor, NATO-ja njoftoi se ka zgjatur për 90 ditë të tjera misionin e sulmeve ajrore në Libi.
XS
SM
MD
LG