Ndërlidhjet

Eshton: Arrestimi i Mlladiqit, shpresë për paqe të përhershme


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladiq shton shpresat për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan.

Në një shkrim autorial në ueb-faqen e britanikes "The Guardian", Eshton tha se kapja e Mlladiqit i kujton autorët e vrasjeve masive se "bota nuk do t'i tolerojë krimet e tyre".

Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës është arrestuar më 26 maj në rrethinë të Zrenjaninit, në të njëjtën ditë kur Eshton vizitoi Beogradin.

Kryediplomatja evropiane tha se është e bindur se "kjo është thjesht një rastësi".
XS
SM
MD
LG