Ndërlidhjet

Protesta në një pjesë të madhe të Sirisë


Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mbi 50 mijë demonstrues anti-qeveritar janë mbledhur në qytetin e Hamas. Aktivistët thonë se forcat e sigurisë kanë realizuar të shtëna paralajmëruese për ta. Nuk ka raporte për viktima të mundshme.

Ndërkohë, raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr që të shpërndajnë turmat në Jasem.

Protesta janë raportuar edhe në afërsi të qytetit Dal, dhe në qytetet veriore të Sirisë. Aktivistët thonë se shtypja e këtyre protestave në rajonin e Homsit, ka shkaktuar vdekjen e 75 personave dhe personelit ushtarak që nga dita e diel.
XS
SM
MD
LG