Ndërlidhjet

Ngritet padia kundër Xhon Eduards


Një juri federale në Nju Jork, sot e ka dorëzuar një akuzë prej gjashtë pikash kundër Senatorit, Xhon Eduards, me dyshimin se i ka përdorur 750 mijë dollarë që të fshehë të dashurën e tij gjatë fushatës për zgjedhjen e Presidentit në vitin 2008.

Siç njofton televizioni amerikan, ABC, akuzat që u ngritën pas hetimeve dy vjeçare, përfshijnë konspiracion, kontributin ilegal në fushatë dhe deklarimin e rrejshëm. Eduards pritet të thirret në gjykatë që të deklarohet rreth akuzave pasdite sipas orës lokale të Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG