Ndërlidhjet

Papa Benedikti XVI e viziton Kroacinë


Papa Benedikti XVI do të niset sot për në Kroaci. Benedikt i ka përkrahur që një kohë të gjatë përpjepjet e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Papa ka dashur që moti ta shoh Kroacinë, një shtet me 89.8 % të popullatës katolike, që t’i bashkohet BE-së, ndërsa vizita e tij në Zagreb shihet si një shtytje e madhe për përpjekjet e qeverisë kroate.

Vatikani është një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kroacisë në vitin 1991. Pas meshës të së dielës, Papa Benedikti XVI do të lutet para varrit të Kardinalit Alojzije Stepinac, Kryepeshkopi i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilin Papa Gjon Pali e kishte beatifikuar gjatë udhëtimit të tij në vitin 1998.

Beatifikimi i tij ka qenë kontraverz pasi shumë serbë dhe çifutë e kanë akuzuar se i ka simpatizuar nazistët.
XS
SM
MD
LG