Ndërlidhjet

Vriten dy studentë afganë


Dy studentë janë vrarë gjatë një shpërthimi në një universitet në Kandahar.

Drejtori Gjeneral i Policisë, Abdul Razak, iu ka thënë reporterëve se shpërthimi ndodhi në afërsi të fakultetit të inxhinierisë në Universitetin e Kandaharit ndërsa një nga studentët që e humbi jetën ka qenë “sekretari i zyrës së tij”.

Kandahari është vendi ku është krijuar grupi i talibanëve ku dhe janë zhvilluar luftime të ashpra gjatë javëve të fundit, përfshirë dhe rrethimin dy ditor gjatë së cilit rebelët e morrën nën kontroll disa ndërtesa qeveritare.
XS
SM
MD
LG