Ndërlidhjet

Besohet se është vrarë një nga liderët kryesor të Al Kaidës


Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se ata po bëjnë përpjekje që të konfirmojnë nëse një raketë amerikane e ka vrarë një nga liderët e Al Kaidës në Pakistan.

Mediat kanë raportuar se Ilias Kashmiri, mund të jetë vrarë kur një aeroplan pa pilot amerikan e ka goditur me raketë një shtëpi në një fshat në Vaziristanin jugor.

Kashmiri është një nga pesë personat më të kërkuar nga liderët e militantëve në Pakistan. Ai akuzohet se e ka planifikuar një seri sulmesh të nivelit të lartë në Pakistan.

Zyrtarët indian kanë thënë se ai është i përfshirë në rastin e Mumbait në vitin 2008 ku u vranë më shumë se 160 persona.
XS
SM
MD
LG