Ndërlidhjet

Sulmohet Tripoli, shihen shtëllunga tymi të zi në periferi


Dëshmitarët thonë se aeroplanët e NATO-s kanë lansuar sulme ajrore në Tripoli dhe në zonat përreth, ku janë dëgjuar disa shpërthime.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka raportuar se katër shpërthime e kanë tronditur kryeqytetin libian.

Dy shpërthime janë realizuar në qendër të qytetit kryesor të Libisë, të përcjellura nga disa shpërthime të tjera që kanë ndodhur disa minuta më vonë.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë kryer në zonën periferike të quajtur, Tajura që është goditur shpesh prej NATO-s, që prej nisjes së sulmeve ajrore më 3 mars.

Banorët e kësaj zone periferike thonë se ata nuk janë të sigurt se çfarë sakt ka qenë caku i këtyre sulmeve, mirëpo ata kanë parë shtëllunga të tymit të zi derisa aeroplanët kanë vazhduar të fluturojnë mbi atë zonë.
XS
SM
MD
LG