Ndërlidhjet

Gejts: Tërheqje graduale prej Afganistanit


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë sot se tërheqja graduale e trupave luftarake nga Afganistani, do të jetë një proces i ngadalshëm dhe i bërë me përgjegjësi.

Gejts ka folur gjatë një vizite në bazën ushtarake në krahinën jugore të Helmandit.

Ai ka thënë se administrata e SHBA-ve përballet me një balans delikate në marrjen e vendimit për atë se sa trupa duhet të tërhiqen për atë që aleatët tanë të mos vrapojnë më pas për tu tërhequr duke menduar që ne po largohemi në tërësi.

Presidenti Barak Obama, pritet të lajmërojë vendimin e tij rreth tërheqjes së trupave gjatë muajit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG