Ndërlidhjet

Gjermanët dyshojnë se bishtajat e përhapen bakterien E.coli


Zyrtarët gjermanë tani thonë se bishtajat e perimeve që janë rritur në Gjermani dyshohet se janë shkaktarët e përhapjes së bakteries E.coli në tërë Evropën.

Përphapja e kësaj bakterieje deri më tash ka marrë jetën e 22 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Ministri i Agrikulturës në Saksoninë e Poshtme, Gert Lindenman, ka thënë se testet e para kanë zbuluar që bishtajat e fasules dhe bishtajat tjera nga një fermë organike në rajonin e Ylcenit, në mes të qytetit të Hamburgut dhe Hanoverit, mund të jetë vendi i origjinës së infektimeve me E.coli.

Bishtajat e dyshuara raportohet se janë dërguar në restorane në disa qytete të Gjermanisë.

Zyrtarët gjermanë mendojnë që përhapja e bakteries mund të jetë e lidhur dhe me fermat në Spanjë.
XS
SM
MD
LG