Ndërlidhjet

Shkup: Arrestohet Lube Boshkovski


Kryetari i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski është arrestuar në Shkup në një aksion të njësiti policor për ndërhyrje të shpejtë.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës lidhur me dyshimet për financimin jolegal të fushatës parazgjedhore. Gjatë arrestimit, policia ka gjetur në makinën e tij, 100 mijë euro dhe një pistoletë pa leje.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se veprat penale për të cilat dyshohet Boshkovski parashohin dënime me 5 vjet burg.

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Maqedoni, partia “Të Bashkuar për Maqedoninë”, nuk arriti të siguroj asnjë mandat.

Lube Boshkovski gjatë konfliktit në vitin 2001 në Maqedoni, ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme dhe një nga drejtuesit kryesor të fushatës së forcave maqedonase të sigurimit kundër UÇK-së.

Ai nga Tribunali i Hagës ishte gjykuar edhe për vrasjen e 10 civilëve shqiptarë në Luboten të Shkupit.
XS
SM
MD
LG