Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet tranzicion i menjëhershëm në Jemen


Shtëpia e Bardhë ka ftuar për “tranzicion të menjëhershëm” të autoritetit në Jemen, pasi presidenti Ali Abdullah Saleh, ka shkuar në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor.

Saleh ka shkuar në Arabinë Saudite, pas plagosjes nga sulmi me raketë në pallatin presidencial në kryeqytetin Sana, të premten e kaluar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, u tha reporterëve në Uashington se tranzicioni i shpejtë “është në interesin më të mirë për popull”.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, poashtu, e ka riafirmuar mbështetjen e Uashingtonit për marrëveshje, e cila do të sillte përfundim paqësor të regjimit.
XS
SM
MD
LG