Ndërlidhjet

SHBA: Kongresmeni e pranon keqbërjen, por nuk tërhiqet


Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Antoni Veiner, me lot në sy e ka pranuar se ai kishte pasur marrëdhënie me disa femra në Internet, përfshirë edhe dërgimin e fotografive të tij në veshje të brendshme.

Zoti Veiner, demokrat nga Nju Jorku, tha se është i turpëruar me veprimet e tij, por theksoi se nuk ka plane të paraqes dorëheqje.

Ai poahtu, tha se synon të mbetet me bashkëshorten e tij, e cila është ndihmëse e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Duke folur para reporterëve mbrëmë, zoti Veiner tha sde ai kishte pasur raporte “të pahijshme” online me “afro gjashtë femra”.

Por, politikani 46 vjeçar, tha se kurrë nuk ishte takuar me asnjërën nga këto femra dhe raportet kurrë nuk kishin qenë fizike.

Pak kohë pas deklaratës së tij, liderja e Partisë Demokratike në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit, Nensi Pelosi, ka bërë thirrje që Komiteti Etik të zhvilloj hetime për të përcaktuar se a janë shkelur rregullat e Dhomës nga ana e zotit Veiner.
XS
SM
MD
LG