Ndërlidhjet

BE-ja u jep kompensim bujqve që kanë humbur nga E.coli


Komisionari për Bujqësi i Bashkimit Evropian tha se do t’u ofrojë bujqve më shumë se 150 milionë euro si kompensim për humbjet që ata kanë pësuar nga shpërthimi i bakteres E.coli.

Zotimi i komisionarit, Dacian Colos, erdhi pas refuzimit fillestar të Spanjës dhe Francës për këtë gjë.

Shpërthimi i bakteres E.coli ua pamundësoi bujqve shitjen e perimeve; sipas bujqve evropianë mund të flitet për humbje javore që kapin shumën prej diku 417 milionë eurosh.

Si pasojë e shpërthimit të bakteres E.coli kanë vdekur deri më tani 24 njerëz, ndërsa janë infektuar mbi 2 400 të tjerë.
XS
SM
MD
LG