Ndërlidhjet

Hamarberg i dërgon letër kryeministrit slloven


Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg, i ka dërguar një letër kryeministrit slloven, Borut Pahor, me të cilën i bën thirrje që të përmirësojë kushtet për banim në lagje të caktuara të romëve në Slloveni.

Në letrën dërguar pas vizitës së realizuar në fillim të muajit prill, komisionari thotë se mirëpret masat pozitive që kanë për qëllim përmirësimin e të drejtave të njeriut për romët dhe qasjen e tyre në banim, edukim dhe punësim.

Pavarësisht këtij progresi, komisionari thekson se kanë mbetur ende probleme, ndërsa shpreh shqetësimin e tij lidhur me raportet që flasin për kushtet e banimit të disa romëve në Slloveni.

Hamarberg theksoi rëndësinë që të merren masa urgjente në nivel lokal në mënyrë që të mënjanohet mungesa e qasjes në ujë të rrjedhshëm, instalime hidrosanitare dhe energji elektrike.

Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës përmend dhe gjendjen e rreth 25 mijë qytetarëve të ish-Jugosllavisë të dhënat e të cilëve janë fshirë nga regjistrat permanent të rezidencës pas shpalljes së pavarësisë së shtetit slloven.
XS
SM
MD
LG