Ndërlidhjet

Azerbajxhani përkrah sovranitetin e Serbisë


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, po qëndron në Beograd, ku është pritur nga homologu serb, Boris Tadiq.

Duke folur para gazetarëve në Pallatin Presidencial, Alijev tha se Azerbajxhani do ta përkrahë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, njëjtë siç e përkrah edhe Serbia sovranitetin e Azerbajxhanit. Ndërkaq, Tadiq tha se i është mirënjohës shtetit azerbajxhanas për qëndrimin ndaj Kosovës.

Dy presidentët kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e energjisë dhe ekonomisë. Tadiq tha se Serbia është e interesuar që ta përfshijë Azerbajxhanin në projektet rajonale.
XS
SM
MD
LG