Ndërlidhjet

NATO i rikërkon Gadafit të largohet


Aleatët e NATO-s u zotuan se do të qëndrojnë në Libi “për aq kohë sa është e nevojshme” për fushatën kundër Muamer Gadafit.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve anëtare thanë se “Gadafi duhet të japë dorëheqje”.

Ministrat, të cilët sot kanë hapur takimin dyditor në Bruksel, thanë se “janë të vendosur të vazhdojnë operacionin për të mbrojtur popullin libian për aq kohë sa është e nevojshme”.

Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca nuk do të pozicionojë trupa tokësore në Libi.

“Ne nuk parashohim një rol udhëheqës të NATO-s në periudhën post-Gadafi apo në një skenar post-konfliktuoz. Në të kundërtën, ne do të presim që Kombet e Bashkuara të marrin drejtimin”, tha Rasmusen.

Ai po ashtu kërkoi nga më shumë vende të NATO-s të kontribuojnë në përpjekjet ushtarake për mbrojtjen e civilëve libianë.
XS
SM
MD
LG