Ndërlidhjet

Sërish kërcënime nga Al-Kaida


Një grup i inteligjencës që monitoron forumet 'online' të xhihadistëve tha se numri dy i Al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, ka kërcënuar me anë të një videoje se do të ndjekë xhihadin e Osama bin Ladenit kundër Perëndimit.

“Ne do të ndjekim xhihadin derisa t’i dëbojmë pushtuesit e trojeve myslimane”, citon i njëjti burim al-Zavahirin.

Në videon 28-minutëshe, ai thotë se “Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rebelim të të gjithë botës myslimane”.

Terroristi me prejardhje egjiptiane besohet se fshihet përgjatë kufirit afgano-pakistanez.
XS
SM
MD
LG