Ndërlidhjet

E.Coli, sërish hidhen dyshime në tranguj


Trangujt janë kthyer në radar të autoriteteve gjermane si shkaktarë të mundshëm të shpërthimit bakterial E.Coli në Evropë.

Shperthimi bakterial la të vdekur 26 persona dhe infektoi më shumë se 2700 të tjerë.

Dy javë më herët trangujt nga Spanja u fajësuan për shpërthimin vdekjeprurës për t’u përjashtuar më pas si burim infektimi.

Më vonë fokusi lëvizi në bishtajat nga Gjermania Veriore, por asnjë test nuk provoi që ato të jenë të kontaminuara me bakterien e cila shkaktoi shpërtimin.

Tani, sipas agjencisë Associated Press, dyshimet kanë rënë mbi një trangull, origjina e vendit të prodhimit të të cilit nuk dihet, i cili ka sëmurë një familje në Gjermaninë Lindore.

Trangulli- ushqimi i parë që është kontaminuar me bakterien- është gjetur në plehrat e familjes, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse ai është burimi.

“Është e paqartë nëse trangulli ka infektuar njerëzit, apo njerëzit trangullin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së shtetit të Saksonisë, Holger Paech.

Në familje, i ati kishte diarre, nëna ishte hospitalizuar për disa ditë, vajza e tyre 22 vjeçare është në mesin e 700 njerëzve në Evropë me komplikime të mëdha, që mund të çojnë në kolapsin e veshkëve.

“Familja është e sëmurë, ka thënë Paech, për të shtuar se “mbase ata kanë mundur ta kontaminojnë trangullin, në vend se të jetë e kundërta”.

Nuk janë raportuar të dhënë se njerëzit mund t’i kontaminojnë perime.

Insituti Federal për Vlerësimin e Rreziqeve, ka thënë se “gjetjet nuk lejojnë ndojnë përfundim, pasi që trangulli kishte qenë mes plehrash nga 19 deri më 30 maj.
XS
SM
MD
LG