Ndërlidhjet

Stefanoviq: Pengesa më e madhe në dialog- e drejta pronësore


Shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviq ka thënë se jetësimi i të drejtës pronësore është pengesa më e madhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në një konferencë mbi migrimet e detyruara, Stefanoviq ka thënë se për jetësimin e të drejtave pronësore problem të madh paraqet çështja e kadastrit dhe njëjtësimi i dy sistemeve të ndryshme kadastrale.

Ai ka thënë se kadastri kosovar është me të dhëna shumë problematike dhe se për 11 vjet në Kosovë janë zgjidhur vetëm 7.7 për qind të kontesteve pronësore dhe 72 raste të vjedhjes së pronës, e që sipas tij është një nga arsyet pse nuk ka kthim të të zhvendosurve.

“Me rëndësi është që të krijohet mekanizmi që do t’i mundësojë njerëzve të realizojnë të drejtat e tyre pavarësisht se cilin shtet e mbështesin”, tha Stefanoviq.
XS
SM
MD
LG