Ndërlidhjet

OKB: Siria të ndalë agresionin


Komisionarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje regjimit sirian “të ndalojë agresionin ndaj popullit të tij”.

Navi Pillaj tha se zyra e saj ka marrë raporte që flasin për mbi 1,100 të vrarë dhe 10,000 të arrestuar gjatë protestave kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.

Rreth 1,600 sirianë janë larguar drejt Turqisë në ditët e fundit nga frika e përleshjeve të menjëhershme në veri të vendit.

Pillaj u ka bërë thirrje fqinjëve të Sirisë t'i mbajnë kufijtë hapur për refugjatët.
XS
SM
MD
LG