Ndërlidhjet

Veteranë tjerë të UÇK-së i bashkohen grevës


Ka hyrë në javën e tretë greva e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së para ndërtesës së qeverisë.

Ndërsa qeveria, kuvendi dhe institucionet tjera nuk kanë arritur t’i bindin ata që të ndërprejnë grevën, atyre sot u është bashkuar edhe një numër tjetër i ish-pjesëtarëve të UÇK-së në shenjë solidarizimi. Grupi i ri i grevistëve erdhi me kërkesën e njëjtë për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.

Udhëheqësi i kësaj greve, Xhevdet Qeriqi, kërkoi nga grupi i ri të protestojë i qetë dhe të mos provokohet. Ai tha se nuk dëshiron t’i ndryshohet kahu grevës.

Grevistët kanë përsëritur se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen, derisa kërkesat e tyre të realizohen.
XS
SM
MD
LG