Ndërlidhjet

Autorja serbo-amerikane fiton çmimin letrar britanik


Shkrimtarja serbo-amerikane, Tea Obreht, ka fituar një çmim britanik për romanin e saj të parë “Gruaja e Tigrit”.

25-vjeçarja e lindur si Tea Bajraktareviq është shkrimtarja më e re që ka marrë çmimim “Orange Prize for Fiction”, në vlerë prej 49,100 dollarësh.

“Gruaja e Tigrit” është një tregim për një mjeke të re, e cila nis një turne në Ballkanin e shkatërruar nga lufta, e inspiruar nga tregimet që ia kishte treguar gyshi i saj.

Ky çmim letrar u jepet për çdo vit femrave shkrimtare për romanin më të mirë të shkruar në gjuhën angleze.

Obreht ishte larguar nga Beogradi në vitin 1992, në fillim të luftërave në Ballkan, dhe tani jeton në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG