Ndërlidhjet

Shiten dy maja të Alpeve austriake


Mediat austriake raportojnë se qeveria shpreson që të fitojë 121 mijë euro nga shitja e dy majave të malit në Alpet tiroleane.

Agjencia për administrimin e patundshmërive në vend ka shpallë në faqen e saj të internetit se po shitet maja Groser Kinigat e lartë 2 600 metra dhe Roskopfi, që gjenden në kufirin italian.

Xhozef Auserleçner, drejtuesi i fshatit Kartitsç, fshatit afër maleve, është cituar të ketë thënë se komuniteti i tij është i interesua t’i blejë.

“Në Greqi po shiten ishuj. Në Austri majat e malit”, ka thënë ai.

Administrata e patundshmërive ka thënë se maja e dy maleve, ofron “një nga pamjet më piktoreske” në këtë pjesë të Alpeve.
XS
SM
MD
LG