Ndërlidhjet

Aksion ushtarak i Sirisë në kufi me Turqinë


Televizioni shtetëror sirian tha se ushtria e vendit ka nisur një operacion për të “çliruar” qytetin e trazuar në kufi me Turqinë.

Sulmi erdhi pasi që tanke dhe trupa mësyen Xhisr al-Shugurin, ku qeveria tha se më shumë se 120 trupa të saj të sigurisë ishin vrarë në fillim të kësaj jave.

Damasku fajëson grupet e armatosura për vrasjen e tyre, por ka raporte që thuhet se ka pasur një lloj kryengritje në mesin e forcave te sigurisë.

Më shumë se 2400 njerëz tashmë kanë kaluar në Turqi.

Operacionet ushtarake janë pjesë e goditjes që regjimi i Bashar al Asdadit po i jep protestave kundër tij.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili më herët kufizohej të kritikonte regjimin e Sirisë, në një intervistë televizive, i quajti të enjten aksionet mbi protestuesit “egërsi” dhe se Asad po e merr “me lehtësi “ këtë situatë.
XS
SM
MD
LG