Ndërlidhjet

Kuper: Raundi i ardhshëm në fund të qershorit


I dërguari i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, ka vendosur që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në fund te qershorit.

Ky raund qe paraparë të mbahet në mesin e këtij muaji, por shtyrje është thënë se do të ketë me qëllim që palëve t’u jepet kohë për marrëveshje të mundshme.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë se Kuper ka vlerësuar, që palëve u duhet dhënë më shumë kohë për t’u përgatitur para nënshkrimit të marrëveshjeve të para.

Zyrtarët e BE-së në Bruksel kanë thënë se Kuper ka vendosur, që të ndërrojë datën e raundit të ri dhe se nuk mund të komentojnë mbi deklaratën e shefes së ekipit kosovar të negociatave, Edita Tahiri, se pala serbe ka kërkuar shtyrjen.
XS
SM
MD
LG