Ndërlidhjet

Japonezët protestojnë kundër energjisë bërthamore


Protestuesit në Tokio, kanë demonstruar sot kundër përdorimit të energjisë bërthamore në kohën kur Japonia e kujton tërmetin dhe cunamin e para tre muajve, që shkaktuan atë që konsiderohet katastrofa më e madhe bërthamore.

Disa qindra njerëz janë mbledhur sot në parkun qendror në Tokio, duke bërë thirrje kundër energjisë bërthamore dhe duke mbajtur pankarta, në të cilat shkruante: “Ndalojeni menjëherë përdorimin e energjisë bërthamore dhe mbyllni centralet”.

Protesta janë mbajtur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit japonez. Tërmeti me magnitudë 9 shkallë, plus cunami pasues që e goditi bregdetin japonez më 11 mars, ndaloi energjinë elektrike dhe sistemin ftohës të centralit bërthamor në Fukushima, duke shkaktuar kështu shpërthime, zjarre dhe një rrjedhje të madhe radioaktive në objektin e centralit.
XS
SM
MD
LG