Ndërlidhjet

Shumë të vrarë nga përleshjet e fundit në Jemen


Ministria e Mbrojtjes së Jemenit ka njoftuar se së paku 10 ushtarë jemenas dhe 21 persona të dyshuar si militantë të Al Kaidës janë vrarë gjatë përleshjeve në pjesën jugore te Jemenit.

Përleshjet janë zhvilluar në Zinxhibar, në mes të forcave të armatosura që e morrën kontrollin e shumicës së qytetit të rrethuar nga ushtarët e stacionuar atje.

Ndërkohë, ushtria ka thënë se tre të dyshuar si “terroristë” janë vrarë kur persona të armatosur sulmuan një konvoj ushtarak.

Një ushtar jemenas raportohet se është lënduar gjatë këtyre përleshjeve. Dhuna e fundit po ndodhë në kohën kur Presidenti Ali Abduallah Saleh po qëndron në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor të lëndimeve të shkaktuara gjatë një sulmi që i është bërë pallatit presidencial.

SHBA-të kanë shprehur shqetësimin e tyre që një degë e Al Kaidës në Jemen është duke e shfrytëzuar mungesën e stabilitetit.
XS
SM
MD
LG