Ndërlidhjet

Vritet zyrtari rus që ishte pjesë e luftës kundër terrorizmit


Raportohet se një zyrtar i lartë rus që e lufton terrorizmin, është vrarë sot ndërsa një oficer tjetër është lënduar gjatë një përleshje të armatosur në Kaukazin verior.

Zyrtarët thonë se Khasan Bogatirov, zëvendës shefi i departamentit kundër terrozimit në ministrinë e brendshme rajonale, është vrarë në Baksan, në rajonin e ndarë të Kabardino Balkaria.

Militantët islamik zakonisht përleshën me forcat ruse për të fituar kontrollin mbi atë zonë.

Incidenti raportohet se është nën hetime.
XS
SM
MD
LG