Ndërlidhjet

Gordon fillon vizitën në Ballkan


Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon, fillon sot vizitën pesë-ditëshe në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.

Ndihmësi i Hillari Klintonit për Evropë dhe Euroazi, në Bosnje dhe Hercegovinë do të qëndrojë më 13 dhe 14 qershor, e pastaj më 15 deri më 17 do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Në Beograd, Prishtinë dhe Zagreb, Gordon do të bisedojë me "zyrtarët e lartë dhe liderët e komuniteteve" mbi "çështjet me interes të dyanshëm".
XS
SM
MD
LG