Ndërlidhjet

Halimi: Të shqyrtohet ekzistimi i Trupit Koordinues


Partia Veprim Demokratik ka thënë se rikonstruktimi I Trupit Koordinues së Qeverisë së Serbisë për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, nuk ia ka dalë që të rrisë numrin e të punësuarve shqiptarë dhe për këtë duhet që në mënyrë urgjente të shqyrtohet ekzistimi i këtij organi shtetëror.

Në një njoftim të kësaj partie, thuhet se pjesa më e madhe e programit të qeverisë të cilin e ka mbështetur bashkësia ndërkombëatre nuk është realizuar.

Kreu i partisë, Riza Halimi ka thënë se ekzistimi i mëtejm i këtij organi të "pareformuar” shtetëror kërcënon që të uzurpojë edhe pjesë të ligjeve për vetqeverisjen lokale dhe të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG