Ndërlidhjet

Marrëveshje ushtarake amerikano-polake


Polonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkuar një marrëveshje për të stacionuar luftarakët F-16 dhe aeroplanmbajtësit Hercules C130 në tokën polake së bashku me një njësi të pilotëve të cilët do të ofrojnë mbështetje dhe trajnim për homologët lokalë.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Vrashavë nga ministri polak i mbrojtjes Bogdan Klish dhe ambasadori amerikan Li Feinshtajn.

Detajet e marrëveshjes që nis së zbatuari në vitin 2013, pritet të negociohen në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG