Ndërlidhjet

Britania i kërkon Teheranit të lirojë protestuesit e arrestuar


Britania i ka bërë thirrje Iranit të lirojë protestuesit e arrestuar në Teheran gjatë shënimit të dyvjetorit të rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.

Alister Bërt, përgjegjës për Lindjen e Mesme në ministrinë e jashtme britanike, tha në një deklaratë se “ka raporte të besueshme që me shqetësim të thellë flasin për arrestimin dhe dhunën ndaj protestuesve”.

Bërt kërkoi gjithashtu një “hetim të menjëhershëm dhe transparent” lidhur me vdekjen e gazetarit opozitar Reza Hoda Saber dhe aktivistes Hale Sahabi.

Hoda Saber vdiq nga sulmi në zemër gjatë fundjavës si pasojë e grevës së urisë të cilën e nisi më 2 qershor.

Ai refuzonte ushqimin si shenjë proteste për vdekjen e Sahabit, e cila vdiq si pasojë e dështimit të zemrës më 1 qershor kur u ballafaqua me forcat e sigurisë gjatë funeralit të babait të saj, një figure opozitare.
XS
SM
MD
LG