Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit i bllokuar lidhur me Sirinë


Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbetet i bllokuar lidhur me propozim rezolutën, që e kritikon regjimin e Sirisë, për goditjen kundër demonstruesve anti qeveri.

Dështimi për të arritur konsensus në OKB, po ndodhë derisa regjimi i Sirisë tha se forcat e saja po i shtynin kryengritësit nëpër fshatra rreth qytetit verior, Xhisër al-Shugur, ku, sipas qeverisë, janë vrarë 120 pjesëtarë të sigurisë javën e kaluar.

Raportohet se të dërguarit e Rusisë dhe Kinës në OKB, që e kundërshtojnë qfarëdo aksioni të Këshillit të Sigurimit në Siri, nuk morën pjesë në takimin e së shtunës, që kishte për qëllim arritjen e marrëveshjes për propozim rezolutën, e cila do të mund të miratohej në Këshillin e Sigurimit, me 15 anëtarë.

Propozimi teksti i propozuar nga Britania, Franca, Gjermania dhe Portugalia, nuk do të impononte sanksione kundër Sirisë, por do ta dënonte regjimin e Bashar al-Asad, për goditjen e përgjakshme dhe do të kërkonte fillimin e dialogut me protestuesit.
XS
SM
MD
LG