Ndërlidhjet

Irak: Sulm në kompleksin qeveritar provincial në Bakuba


Zyrtarët thonë se persona të armatosur sot e kanë sulmuar kompleksin qeveritar provincial në pjesën qendrore të Irakut, pasi e kishin aktivizuar eksplodimin në makina me bomba jashtë ndërtesave.

Raportohet se së paku 7 vetë janë vrarë, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi në Bakuba, në provincën Dijala.

Dëshmitarët thonë se ka pasur përleshje brenda kompleksit ndërmjet kryengritësve të armamtosur me armë automatike dhe forcave të sigurisë së Irakut.

Një zyrtar rajonal i sigurisë, që foli në kushte anonimiteti, tha se personat e armatosuer kanë zënë pengje brenda ndërtesës.
XS
SM
MD
LG