Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në Bakuba, së paku 9 të vrarë


Nga sulmi i kryengritësve në kompleksin qeveritar provincial, në pjesën qendrore të Irakut, sot janë vrarë së paku 9 vetë, para ndihmës së Shteteve të Bashkuara, që forcat irakiane ta rimarrin kontrollin në këtë kompleks.

Sulmi ndodhi në Bakuba, 60 kilometra në veriperëndim të Bagdadit. Bakuba është kryeqytet i provincës Dijala.

Dëshmitarët dhe zyrtarët lokalë thanë se së paku pesë persona të armatosur depërtuan në hyrjen kryesore, pas eksplodimit të një makine dhe pas shpërthimit të një sulmuesi vetëvrasës, ndërsa personat e armatosur ishin përleshur me policinë.

Raportohet se së paku 25 të tjerë janë plagosur nga ky sulm dhe se së paku tre nga sulmuesit janë vrarë gjatë përleshjeve.

Ushtria amerikane, nëpërmjet një kumtese, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar vetëm me vëzhgim nga helikopterët.

Dikur Dijala ishte bazë e al-Kaidës dhe megjithqë kryengritja ka shënuar rënie, ajo mbetet njëri nga rajonet më të trazuara në Irak.
XS
SM
MD
LG