Ndërlidhjet

Klinton akuzon Iranin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton akuzoi sot Iranin se po i mbështet “sulmet e egra” të Sirisë kundër protestuesve pro-demokracisë.

Klinton në një deklaratë ka theksuar se pjesëmarrja e dyshuar e Iranit në abuzime, koincidon me dy-vjetorin e aksionit të Iranit ndaj protestave, të cilat kontestonin zgjedhjet që i mundësuan Mahmud Ahemdinexhadit mandatin tjetër të presidentit.

Deklarata nuk jep detaje se çfarë lloj ndihme po i ofron Irani autoriteteve të Sirisë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë se më shumë se 1 400 njerëz janë vrarë në Siri, që nga nisja e kryengritjes në mesin e muajit mars.
XS
SM
MD
LG