Ndërlidhjet

EULEX-i bastis Ministrinë për Kthim dhe Komunitete


Ministria për Kthim dhe Komunitete është bërë ministria e radhës, të cilën misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX e ka bastisur me dyshimin për korrupsion “lidhur me disa tenderë ndërmjet vitit 2007 dhe vitit 2009.

EULEX, përmes një komunikate dërguar mediave, ka njoftuar se ka bastisur edhe një kompani të quajtur “Fimex” dhe në dy adresa provate.

Akuzat, sipas komunikatës së EULEX-it, “kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës-përvetësim, marrje dhe dhënie të mitos”.

I gjithë procesi i bastisjes është mbikëqyrur nga një prokuror i EULEX-it., ndërsa bastisjet u autorizuan nga gjykatës ndërkombëtarë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG