Ndërlidhjet

42 për qind e maturantëve kalojnë testin e provimit


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se vetëm 42 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses provimin, ndërsa pjesa tjetër do t’i nënshtrohen provimit edhe njëherë në afatin e gushtit.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha se këto janë rezultate objektive dhe reale.

“Nga 25 mijë e 721 maturantë sivjet kanë kaluar me rezultat pozitiv testin e maturës vetëm 10 mijë e 795 prej tyre. Ky rezultat është më i ulët se sa vitet e kaluara, por, kjo nuk do të thotë se ka ulje të cilësisë së arsimit. Me këtë test nuk vlerësohen vetëm maturantët, por, vlerësohet edhe funksionimi i shkollave”, theksoi Mustafa.

Gjithashtu, ministria e arsimit, njofton se gjatë procesit të provimit shtetëror të maturës janë identifikuar edhe disa parregullsi, ku si pasojë në një qendër të komunës së Deçanit do të përsëritet provimi të shtunën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG