Ndërlidhjet

Kongresmenja Gifords lëshohet nga spitali


Kongresmenja amerikane e cila ishte goditur në kokë me plumb, pesë muaj më parë, është lëshuar nga spitali. Gabriell Gifords, kongresmenja e shtetit të Arizonas, është lëshuar nga spitali të mërkuren nga një spital i qytetit të Hjustonit, në Teksas.

Ajo do jetoj në një shtëpi në vendin prej nga vjen edhe bashkëshorti i saj, astronauti i njohur amerikan, Mark Kelli, ndërsa trajtimi i saj do të vazhdojë si një paciente e jashtme me sistemin e një spitali amerikan, TiRR Memorial Herman.

Ky spital, përmes një komunikate, ka thënë se aftësitë njohëse të Gifordit dhe fuqia fizike e saj janë përmirësuar, ndërsa ajo e ka arritur një fazë të re të rehabilitimit.

Gifords ishte goditur në kokë nga afër në muajin janar në një bresheri plumbash gjatë një ngjarje politike.

Gjashtë persona patën vdekur gjatë këtyre të shtënave, përfshirë edhe një gjykatës federal amerikan.

22 vjeçari që është akuzuar për sulmin është vlerësuar skizofrenik ndërsa më pas është deklaruar i paaftë mentalisht që t’i bëjë ballë një gjykimi.
XS
SM
MD
LG